Socialisti më i rëndësishëm europian, “Jam me të vërtetë i shokuar dhe po pres që dikush të më shpjegojë se përse kjo ndodhi! Ka ndonjë spekulim pas kësaj” .
Socialisti më i rëndësishëm europian, “Jam me të vërtetë i shokuar dhe po pres që dikush të më shpjegojë se përse kjo ndodhi! Ka ndonjë spekulim pas kësaj” .
Socialisti më i rëndësishëm europian, Swoboda i shokuar nga shembja e Teatrit dhe dhuna ndaj artistëve
Hanes Svoboda, ish-drejtues, President i Partisë Socialiste Europiane ku bën pjesë PS dhe mik i afërt me Edi Ramën, shprehet se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri me Teatrin si dhe me dhunën ndaj artistëve.
Në një reagim në Twitter, ai shprehet: “Jam me të vërtetë i shokuar dhe po pres që dikush të më shpjegojë se përse kjo ndodhi! Ka ndonjë spekulim pas kësaj??? Si mundet dikush ta justifikojë këtë”,- shprehet Svoboda.
Hanes Svoboda është një figurë e rëndësishme e së majtës europane i cili ka mbështetur personalisht Edi Ramën për ardhjen në pushtet. Gjatë viteve të opozitës së PS, Svoboda ka ndërhyrë për zgjidhjen e krizave politike dhe ka qenë gjithmonë në krahun e PS si parti e majtë europiane.
Reagimi i sotëm shpreh një zhgënjim personal ndaj Edi Ramës, por edhe asaj sesi ka degraduar pushteti në Shqipëri.