Sokol Hazizaj: – Ju tregoj pse shkarkimi i Ilir Metës nga Kuvendi është jo legjitim
Sokol Hazizaj: – Ju tregoj pse shkarkimi i Ilir Metës nga Kuvendi është jo legjitim
16 QERSHOR 2021
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, ka folur për shkarkimin e presidentit.
Sipas Hazizajt, duke iu referuar nenit 65, pika e parë, paragrafi i fundit, Kuvendi duhet të ishte shpërndarë menjëherë pas zgjedhjeve të reja dhe jo të kishte vazhduar punën e tij.
Më tej Hazizaj tha se megjithëse ata thonë se mandati i këtij Parlamenti merr fund në shtator, nuk e kanë lexuar Kushtetutën.
“Së pari Kuvendi me atë lloj standardi që përfaqëson, ngatërron individin Ilir Metën me Presidentin. Me figurën, institucionin, organikën, pozicionin kushtetues që ka Presidenti i Republikës në Republikën e Shqipërisë. Nëse ky Kuvend do të ishte ndryshe nga individi, mund të justifikonte veprimtarinë e tij për të shkarkuar Presidentin.
Ky Parlament nuk përfaqëson as më pak as më tepër se ajo që përfaqëson Ilir Meta, jo në rolin e Presidentit të Republikës, por në rolin e Ilir Metës. Do të thotë që ky Kuvend nuk e ka statusin juridik në të qenurit legjitimore. Ky Kuvend duhet të ishte shpërndarë.
Dhe këto janë momente që duhet të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese. Duhet të ishte shpërndarë një muaj para zgjedhjeve, në referencë të dispozitës 65 pika e parë, paragrafi i fundit.
“Në çdo rast Kuvendi shpërndahet menjëherë pas zgjedhjeve të reja.”, thuhet në Kushtetutë.
Ata që thonë se mandati i këtij Parlamenti merr fund në shtator, nuk e kanë lexuar Kushtetutën dhe se lexojnë Kushtetutën politikisht.
Mjafton që mazhoranca e krijuar pa opozitën të thotë kështu dhe kjo politikë vete pas kësaj karroce.
Kushtetus bëri i ka llogaritur të gjitha format e shpërndarjes së Kuvendit midis të cilave dhe kjo që thashë më parë.
Problemi është se kush duhet ta shkarkojë Presidentin, dhe në rast se më thua Kuvendi, është joligjore. Së pari jo legjitim në funksionin e tij.
Arsye për të cilën Gjykata Kushtetuese për shkak të një nisme, parashikuar në Kushtetutë, do të jepte një përgjigje të saktë nëse është legjitime Kuvendi me 122 apo jo.
Sepse po të shikoni kur bëhen votimet, numri merret gjithmonë me 140, jo 122.
Mjafton kaq të kuptosh që 122 si anëtarësi e Kuvendit është joligjor në raport me 140 që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë,” u shpreh Hazizaj në MCN TV.
Gazeta Sot