“Solucion kimik” ndaj Ramës, Garda procedon penalisht Palokën. –
“Solucion kimik” ndaj Ramës, Garda procedon penalisht Palokën. –
14 shkurt 2019
Ndërkohë që Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë deputetin e PD-së, njëherazi nënkryetarin e Parlamentit, Edi Paloka, reagon me deklaratë zyrtare Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka“, thuhet në deklaratën e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.