Sondazhet e para/ Trump-Biden, kush kryeson dhe tema që po dikton votën e amerikanëve
Sondazhet e para/ Trump-Biden, kush kryeson dhe tema që po dikton votën e amerikanëve
4 Nentor 2020, 00:29
Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale, ndërsa raportohet për pjesëmarrje rekord të votuesve. Edhe pse e gjithë vëmendja është tek presidenti, sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.
Sondazhi i New York Times
Biden kryeson ndaj Trumpit në katër shtete kryesore, tregojnë sondazhet e fundit
Joe Biden kryeson ndaj presidentit Donald Trump në Pensilvani, Florida, Arizona dhe, me një diferencë të madhe, në Wisconsin, sipas një sondazhi të Times/Siena College.
Sipas New York Times, Biden mban një avantazh të qartë mbi presidentin Trump në të katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri, mbështetur nga mbështetja e votuesve që nuk morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe të cilët tani duket se po dalin në një numër të madh për të hedhur votat e tyre, kryesisht për demokratët.
Sondazhi i FoxNews
Në një sondazh edhe Fox News, media republikane ka nxjerrë Bidenin demokrat fitues karshi Trumpit republikan.
Sondazhi i The Independent
Joe Biden po kryeson sondazhet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Por sipas The Guardian kjo nuk garanton fitoren e tij. Media ndërkombëtare shkruan se Hillary Clinton kishte epërsi të qartë ndaj Trump në sondazhet përgjatë gjithës fushatës së vitit 2016 por përfundoi në dizavantazh.
Gjashtë nga tetë shtetet në të cilat u përqendrua The Guardian ishin ato që iu kthyen Trumpit në 2016 pasi mbështetën Barack Obamën në 2012.
Sondazhet – veçanërisht në disa prej shteteve të lëkundura – nënvlerësuan rëndë mbështetësit e Trump në 2016.
“Exit poll”-i i CNN
Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Siç raporton CNN, 34 për qind e amerikanëve që votuan sot theksuan se çështja më e rëndësishme është ekonomia, kurse 21 për qind theksuan se problemi më i madh është racizmi, kurse pandemia radhitej si problemi i tretë më i rëndësishëm.
Ndërkohë, të pyetur se cili duhej të ishte prioriteti më i rëndësishëm i Presidentit, 52 për qind kanë theksuar se ishte përballimi i Pandemisë, kurse 48 për qind janë shprehur se ishte ringritja e ekonomisë.
Të pyetur se si po e përballon qeveria pandeminë, 48 për qind shprehen mirë dhe 52 për qind shprehen se po e menaxhon keq.
Gazeta Shqip