19 Nentor 2022

Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.

Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.

Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%.

Edhe pse menaxhon buxhetin e gjithë shqiptarëve qeveria ka vetëm 18.5% të besimit të tyre.

Shqiptarët kanë shumë pak besim edhe tek ata që duhet të ishin avokati i tyre mbrojtës, opozita me vetëm 17.3%, media me 18.1% dhe Shoqëria Civile me 16.1%.

Ndërsa, Policia, e cila ka për detyrë të ruaj rendin dhe sigurinë ka vetëm 16.1% të besimit të qytetarëve.

Më poshtë renditet institucioni i Presidentit me 15.2%. Lista vijon në zbritje me pushtetin lokal që ka vetëm 14.5% të besimit.

Ndërsa SPAK edhe pse është trumbetuar shumë nga ndërkombëtarët është shumë më poshtë se këta të fundit për nivelin e besimit që shqiptarët kanë tek ky institucion me vetëm 14.2%.

Në tre vendet e fundit renditet Parlamenti me 7.4%, gjykatat me 7.4% dhe partitë politike me 6%.

    

Gazeta Dita