Sonte protesta e gjashtë. Nis grumbullimi i të rinjve në sheshin Skënderbej, disa prej tyre mbajnë pankarta.
14 dhjetor 2020
Sot pritet që për të gjashtën ditë radhazi të mblidhen qytetarët për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
ORA 18:40 – Ka nisur grumbullimi i të rinjve në sheshin Skdënderbej, të cilët në disa prononcime për mediat kanë kërkuar largimin e menjëhershme të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Dia prej tyre mbajnë pankarta në duar.
Te rinjte te sheshi Skenderbej, situata te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme
Ende situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.
Policia që është vendosur në sheshin Skënderbej po bën verifikimin e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.
Gjithashtu mësohet se pak para nisjes së protestës, e cila është lajmëruar nga faqet me influencë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria.
Gazeta Panorama