Soreca ka deklaruar: -10 pikat e platformës së opozitës janë legjitime.
Soreca ka deklaruar: -10 pikat e platformës së opozitës janë legjitime.
10/05/2019
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është shprehur se dialogu mes palëve politike është I nevojshëm dhe duhet të fillojë sa më shpejt.
E ndërkohë që për herë të parë Soreca ka deklaruar se 10 pikat e platformës së opozitës janë legjitime. Si të domosdoshme Soreca ka parë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit.
“Fundi i kësaj jave është një afat i rëndësishëm kohor për platformën nga opozita, për prezantimin e saj. Ju e dini që nesër do të ketë një protestë të organizuar nga partitë e opozitës. Koha po përfundon. Së shpejti do të nisë fushata zgjedhore, kështu që koha e mbetur është shumë e shkurtër. Unë shpresoj që ajo do të përdoret, në rast se nuk do të shfrytëzohet ne do të shohim që do të kemi një fushatë zgjedhore, shpresojmë që ajo do të jetë e paqme dhe që të kemi zgjedhje. Natyrisht që aktorët politik në Shqipëri do të duhet të përballen me të dyja palët. Pra përgjegjësia e zgjedhjeve, të cilat nuk janë të mira nga këndvështrimi politik, pasi siç e thashë zgjedhje të mira janë ato në të cilat zgjedhësit kanë zgjedhje, pra të mund të zgjedhin. Ne do të vazhdojmë në këto ditë, në këto orë që të ftojmë të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne bëjmë diskutime dhe bashkëbisedime me të gjitha palët dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në minutën e fundit”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/