Soreca: Në KE fola për situatën politike dhe reformat. –
Soreca: Në KE fola për situatën politike dhe reformat. –
18 mars, 2019
Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca me anë të një postimi në twitter shkruan se ka diskutuar me shtetet anëtarë për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën aktuale politike në Shqipëri.
Këtë deklaratë kreu i diplomacisë Evropiane në Shqipëri e ka bërë nga Brukseli, ku po merr pjesë në Këshillin e Evropës.
“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri.
Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, shkruan Soreca në twitter.