“Sorrat kurrë s’do të bëhen shqiponja”-Presidenti Meta mesazh të fortë: Shqipëria nuk do të jetë më as mavi dhe as mavri, nga 2 marsi…
“Sorrat kurrë s’do të bëhen shqiponja”-Presidenti Meta mesazh të fortë: Shqipëria nuk do të jetë më as mavi dhe as mavri, nga 2 marsi…
20 shkurt 2020
Presidenti Ilir Meta dha një mesazh të fortë, ku tha se “Sorrat kurrë s’do të bëhen shqiponja”.
Në një konferencë për shtyp, ku publikoi ato që i quajti fakte të “paligjshmërisë dhe kapjen e institucioneve nga mazhoranca”, Presidenti Meta bëri edhe njëherë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e 2 marsit, ndërsa tha se “Shqipëria nuk do të jetë më as mavi dhe as mavri, por kuq e zi”.
“Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë as mavi dhe as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ndaj në 2 mars mos dëgjoni ato mashtrimet që u ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë ikur pse nuk kanë paguar një faturë dritash ndërsa këtu rrëmbehet duke dhunuar kushtetutën ku është përfshirë gjithë parlamenti.
Ata kanë krijuar idenë që shqiptaret sikur janë dorëzuar, por nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja. Shqiponjat do të mblidhen këtu në 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj për të ardhur për presidentin, por për fëmijët e tyre”, tha Meta.
Pjesë nga fjala e Presidentit:
Po bëhem hetues vullnetar i SPAK, pa pagesë pa shpërblim. E nxora z.Dervishaj sepse ka qenë në çdo mbledhje të KED. Ai flet edhe si jurist edhe shumë mirë. Të kalojmë te shkresa e 5 nëntorit që Presidenti i dërgon, Kuvendit, Avokatit të Popullit, KED dhe të gjithë ambasadave që japin 200 milion euro për Drejtësinë. Tani shikoni se si punon Presidenti. Se janë bërë ja 10 shkresa zyrtare që në gusht që duhet respektuar ligji që nuk duhet të përplasemi, po presidenti i toleroi aman të plotësojë kushtet Bundestagut dhe BE. Dhe ky ishte paralajmërimi i fundit. Presidenti, pasi ka sqaruar se si është Kushtetuta e shkruar dhe thotë për ta ruajtur Kushtetutshmërinë e këtij procesi, Presidenti nuk mund të shkelë Kushtetutën se Kushtetuta thotë që të dytin e zgjedh Kuvendi. Deri në zgjedhjen e anëtarit të dytë nga Kuvendi, por edhe nëse nuk e zgjidhni thotë Presidenti, atëherë Presidentit i fillonte afati 30 ditor për zgjedhjen e anëtarit të tij. Disa nga këta Kandiatëe nuk kanë kaluar provimin e Magjistraturës që ishte te kushtet. Tani në 8 nëntor, estrada. Të njëjtën letër ja dërgova të gjithëve, tani kryetari i Kuvendit ja dërgon vetëm Ardian Dvoranit, po ky kur kishte merak se çfarë do bënte Presidenti, t’i kthente përgjigje Presidentit. Përgjigja që i kthen Dvorani, edhe pse nuk ja kërkon atij si person, se Dvorani është zero në raport me vendimmarrjen, ai është vetëm një korrier, vendimin e merr KED jo Dvorani. Ai i përgjigjet- duke qenë që afati 30 ditor përfundon ditën e sotme-, po ky është afati i Dvoranit, kush e caktoi atë për Presidentin? Po tmerrohen edhe ndërkombëtarët e ndershëm tani që po i kuptojnë këto gjëra sepse nuk do kishin mundësi tja vidhnin Presidentit në mënyrë mafioze dhe të bëjnë leckë Kushtetutën e vendit. Ky në të gjitha këto mashtron dhe thotë nuk kam parë gjë në faqen e Ëeb të Presidentit edhe pse unë i dërgoj letra. Kur nuk pasa rëndësi radha, ky që komunikon kaq shumë me kreun e Kuvendit, Ruçin, pse Dvorani nuk ja çoi të parin Parlamentit dhe pastaj tja sillte Presidentit? Po ata donin që kur Presidenti të shprehej për të dytin para Presidentit do thoshin “ti shkele kushtetutën”. E konsideroka ky sipas qejfit të tij që u zgjidhka kjo si anëtare e Gjykatës Kushtetuese sepse Presidenti nuk respektoi 30 ditëshin. Radha është shumë e rëndësishme në Kushtetutë, e ka shkruar Venecia, për arsye sepse mund të qëlloi që Presidenti dhe Maxhoranca në Parlament mund të jenë në një linjë politike. Është e rëndësishëm të jetë e balancuar. Venecia dhe Kushtetuta, në raportin Kuvend, President, i jep përparësi Presidentit sepse është garanti i fundit i Kushtetutës së Shqipërisë. grupi Kriminal është edhe më i thellë se sa e kishim menduar ne, se do kemi fakte të tjera. Kërkojnë tja marrin kompetencat kushtetuese Presidentit me akte anti-kushtetuese. Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë as mavi dhe as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ndaj në 2 mars mos dëgjoni ato mashtrimet që u ka hyrë tmerri nga populli.
Njerëzit kanë ikur pse nuk kanë paguar një faturë dritash ndërsa këtu rrëmbehet duke dhunuar kushtetutën ku është përfshirë gjithë parlamenti. Ata kanë krijuar idenë që shqiptaret sikur janë dorëzuar, por nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja. Shqiponjat do të mblidhen këtu në 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj për të ardhur për presidentin, por për fëmijët e tyre.
Gazeta Panorama