“Sot ai është vartësi im”, Myslim Murrizi i habit të gjithë me atë që thotë për Knut Fleckenstein

23 SHKURT 2021

Mbrëmjen e djeshme deputeti opozitar Myslim Murrizi diskutoi me tone të ashpra në emisionin ‘Spotlight’ në lidhje më zgjedhjet e 25 prillit dhe fatin që e pret opozitën parlamentare pas këtyre zgjedhjeve.

Teksa po bisedohej për elitën që kërkohet të përfshihet në listat e zgjedhjeve, Murrizi shtoi ndër të tjera, se nuk ka një të tillë në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por Murrizi ndaloi të merrte shembull eurodeputetin Knut Fleckenstein , për të cilin tha se tashmë është vartës i tij.

“Ai që i jepte mend Evropës, për të futur Shqipërinë në Evropë, sot është vartësi im. Knut Fleckenstain”.

Gazeta Sot