Sot ambasadorët zbarkojnë në selinë e PD
Sot ambasadorët zbarkojnë në selinë e PD
28 korrik 2020
Diplomatë të huaj në vendin tonë do të takojnë sot kreun e PD-së Lulzim Basha.
“Panorama” mëson se në selinë e PD-së, do të ketë një bisedë mes kryedemokratit dhe ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Britanisë.
Takimi mësohet se do të zhvillohet në orën 10.15 dhe vjen pas përplasjeve politike që janë shkaktuar nga debati për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.