Sot, Dita e Muzeve, por në Durrës “nuk ekzistojnë”. – Të gjitha të mbyllura, Arkeologjiku i kyçur për më shumë se 1 vit
18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeve i gjen muzetë e Durrësit të mbyllura. Muzeu Arkeologjik qëndron i mbyllur për më shumë se një viti, pasi i është nënshtruar rikonstruksionit për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i vitit 2019.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se situata është edhe më kritike përsa i përket Muzeut Etnografik, i cili qëndron i mbyllur që pas fatkeqësisë natyrore, pasi dëmtimet që pësoi banesa 2 katëshe, e njohur si shtëpia e Aleksandër Moisiut, nuk mundësonin funksionalitetin e saj.
Por nëse muzetë ishin të mbyllura, të gjitha sitet e tjera arkeologjike dhe historike, si dhe monumente e trashëgimisë kulturore në Durrës ishin paraditen e sotme të mbushura plot me turistë dhe vizitorë, të cilët mund t’i vizitonin falas.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Drejtoria Muzeore Durrës, ka planifikuar një sërë aktivitetesh deri në orët e vona të kësaj dite. Sinkron Alban Ramohitaj
Numri i turisteve te huaj ka ardhur ne rritje nga viti ne vit ne Durres, dhe te huajt kane interes te vecante per Sitet arkeologjike.
News 24