Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

9 shkurt 2020

Kosova është sot në zi.

Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar 9 shkurtin, ditë zi kombëtare në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Këtë të dielë flamuri flamuri do të ngrihet gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Ajo është konsideruar, si “Baresha” e këngës shqipe, me këngën që mban të njëjtin titull, kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, duke i dhënë jetë melodisë edhe tingujve, por edhe duke sfiduar edhe vitet.

j.l./ dita