“Sot lëvizin elementë kriminal me makina të blinduara me autorizim të Policisë, të jap dhe emra”, Klodiana Lala vë në “siklet” Sandër Lleshajn, ja si përgjigjet ministri
“Sot lëvizin elementë kriminal me makina të blinduara me autorizim të Policisë, të jap dhe emra”,
Klodiana Lala vë në “siklet” Sandër Lleshajn, ja si përgjigjet ministri
25/11/2019 –
Klodiana Lala teksa po komentonte paketën “ANTIKÇK” tha se sot lëvizni emra të caktuar të botës së krimit me makina të blinduara me autorizimin e Policisë së Shtetit.
Ky realitet duket se u “pranua” edhe nga vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili theksoi se nuk është i gatshëm ta përgënjeshtrojë dot deklaratën e gazetares, por shpejtoi të jepte arsyet se pse ky veprim është prezent në terren.
Debati në studio:
Lala: Kam informacione se elementë kriminal lëvizin me makina të blinduara me leje dhe dijeni të policisë. Kjo gjë ndodh në Durrës, mund të jap dhe emra
Lleshaj: Nuk e përgënjeshtroj… Kanë marrë se kanë gjetur hapësirat ligjore. Ata kanë hapësira ligjore, kanë biznese, por kanë licenca. Nuk kemi bërë një ese, por kemi bërë një draft, ku me datë 2 e miratojmë.
Lala: Kryeministri bëri një deklaratë që kushdo që nuk e votohn do të përjashtohet nga grupi i PS.
Lleshaj: Ai ishte një pozicionim. Ai prezantim ishte për të shprehur një qëndrim. Ata ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të kësaj nisme. Është bërë shpallja publike për t’i dhënë dimension politik dhe për këtë arsye është zgjedhur kjo formë prezantimi. Kemi një situatë speciale. Kjo parashikon ndërhyrje tek gjyqtarët dhe prokurorët. Në raste kur ata çedojnë dukshëm do të referohen pranë organeve si KLP dhe KLGJ.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/