5 Tetor 2022

Këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga pedagogët. Protesta do të mbahet përballë Universitetit Politeknik në Tiranë në orën 11:00.

Prej disa ditësh pedagogët kanë protestuar për të drejtat e tyre duke kërkuar rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune. Më herët Sindikata në një deklaratë zyrtare i bëri thirrje pedagogëve të bëhen bashkë dhe të mos bien pre e lëvizjeve politike.

Ndërkohë kësaj protestës i janë bashkuar edhe pedagogë të Elbasanit , të Shkodrës, por edhe të Korçës edhe shumë pedagogë prej këtyre të fundit janë shprehur të dyzuar për pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Gazeta Sot