
Sot protesta para Ministrisë së Brendshme, për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë. – “Nuk e vrau varka, por shteti”.

“Nuk e vrau varka, por shteti”
4 Gusht 2022
Ditën e sotme në orën 19:00 e inicuar nga Shoqeria Civile do të zhvillohet protest përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarja e rëndë të ndodhur të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.
Ndërkohë kësaj proteste pritet ti bashkohet edhe opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruajti se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.
Edhe Partia Demokatike ka shprehur mbështetjen për protestën. Deputetja e PD Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat ju bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.