Sot Rama ishte i çoroditur në Parlament…
Sot Rama ishte i çoroditur në Parlament…
Sot Rama ishte i çoroditur në Parlament, jo për shkak të protestës, por nga vizita që kryedmokrati Lulzim Basha po kryen në Gjermani. Kryetari i Partisë Demokratike, është parë sot në mëngjes duke hyrë në kancelarinë federale gjermane në Berlin. Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel, kryesisht me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale dhe drejtuesit e partive CDU dhe CSU.
Megjithatë Rama në Parlament u mor me batuta dhe kundërbatuta me deputetin demokrat Myslym Murrizi, apo Ylli Shehu, dy “përfaqësuesit” e denjë opozitarë. Tashmë vetëm ai ka mbetur si “politikan ndërkombëtar”, dhe vizitat “jashtë vendit” konsideron udhëtimet nga Tirana drejt Librazhdit, Poliçanit, apo Durrësit të Gjushit…
… Që nga viti 2016 dhe në vijim, kryeministri ka shkuar disa herë në Berlin, por si një piktor shëtitës, duke hapur galeri me veprat e tij të botës imagjinare dhe nuk ka pasur asnjë takim me zyrtarë të nivelit të lartë.
Po ndjen braktisjen nga bota e jashtme, që thjesht po e mbajnë në këmbë për një lloj stabilokracie me shumë probleme. … .