
Spahia: Benet Beci duhet t’i bashkohet Erion Veliajt në burg! – Vilat, luksi dhe pasuritë e tij, tallje për qytetarët e ndershëm
13 Shkurt 2025
Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia, i kërkoi SPAK-ut të mos zvarrisë më hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj, t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës, Benet Beci”- u shpreh Spahia në një postim në rrjetet e tij sociale.
Spahia tha se jeta luksoze e pajustifikuar e Benet Becit është tregues i dukshëm për SPAK-un”.
“SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët.
Vilat, luksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët. Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit.
Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë“- tha Bardh Spahia, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së për të larguar së bashku Edi Ramën në 11 Maj!