SPAK lëshon 50 urdhër-arreste! Nga Durim e Valter Bami, Fatmir Hyseni dhe grupi Avdylaj, policia kontrolle në banesat e personazheve të njohur në krimit! Aksioni në disa qytete
17 Maji 2024
SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit për kapjen e personave në kërkim.
Mësohet se forcat e policisë po zhvillojnë një aksion në Nikël në banesën e Durim dhe Valter Bamit, si edhe në banesat e disa të fortëve të Niklës të shumëpërfolur në botën e krimit.
Gjithashtu kanë zbarkuar në Vlorë tek shtëpia e Fatmir Hysenit, ndërsa në Durrës tek grupi Avdylaj.
Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk e Nikël.
Sipas burimeve është kontrolluar banesa e Albert Zajës në Larushk i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.Nuk dihet ende nuk dihet ‘objektivi’ i këtij aksioni.