SPAK merr në dorë dosjen e vrasjes së bujshme, Anila Hoxha zbulon për çfarë bëhet fjalë
SPAK merr në dorë dosjen e vrasjes së bujshme, Anila Hoxha zbulon për çfarë bëhet fjalë
17 MAJ 2021
Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorë dosjen për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjeve të bujshme që mbetet ende e pazbardhur.
Në janar të këtij viti, Prokuroria e Tiranës bëri një kërkesë për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Santo. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.
Por, tashmë, dosja e bujshme është në duart e Prokurorisë së Posaccme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihet se në cilat indicje apo prova është bazuar vendimi për rihapjen e çështjes së kësaj vrasjeje, por dyshohet se bankieri u eliminua nga një grup i strukturuar kriminal. Nuk bëhet me dije nëse janë gjetur elementë të rinj që mund të zbulojnë vrasësin që u largua me një motor bashkë me një tjetër person.
Gazeta Sot