Spak merr të pandehur Kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj
Spak merr të pandehur Kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj
1 Nëntor 2021
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, merr të pandehur kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajn dhe e dërgon çështjen në gjykate. Në përfundim të hetimeve, Ismailaj akuzohet për veprën penale të falsifikimit të vulave dhe formularëve.
SPAK njofton se ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza.
Kryetari i bashkisë Mallakastër i dënuar 3 vite burg në Greqi, e kap dekriminalizimi
Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj u kallëzua më 3 gusht të këtij vitit në SPAK nga Partia Demokratike. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK-ut të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
Partia Demokratike pretendon se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000 ne greqi. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit per denimin ne shtetin fqinj. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.
Zgjatja e Vetingut përçan PS-në, Xhafaj refuzon të firmosë nismën: Duhet analizë e detajuar
PD argumentoi në kërkesën e saj se Isamilaj nuk mund të qëndrojë në detyrë për shkak se nuk ka integritetin e duhur për të ushtruar funksione publike, pasi nuk reflektoi në formularin e dekriminalizimit dënimin që ka pasur në Greqi me tre vite burg në mungesë për veprën ‘Konflikti dhe Përleshja’.
Megjithatë, për KQZ-në dhe Ilirjan Celibashin, kjo nuk përbënte një vepër penale të rëndë, ku në legjislacionin shqiptar dënohet maksimumi me gjobë, ndaj kryebashkiaku nuk ndodhet në kushtet e ndalimit.
Nga OraNews