22 Prill 2025

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga SPAK për aferën e ndërtimit të “Tunelit të Llogarasë”, një projekt që ai e ka denoncuar më herët. Në një postim në Facebook, Bardhi thekson se padia e tij për këtë çështje është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme më 12 gusht 2024.

Sipas tij, paratë e grabitura nga ky projekt janë shpërndarë në xhepat e atyre që “mendojnë se do jenë përjetësisht mbi ligjin”. Ai ka drejtuar gishtin drejt Kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, duke i konsideruar përgjegjës për një nga aktet më të rënda të korrupsionit në historinë e vendit.

“Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin”, shkruan Bardhi.

Ai shton se SPAK po tregon se askush nuk është i paprekshëm dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë:

“Koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi.”

Në fund të reagimit të tij, Bardhi nënvizon se “koha po shkurtohet dita-ditës” dhe lëshon një deklaratë të fortë: