22 Gusht 2022

SPAK-u ka hequr dorë nga hetimi i dosjes së drogës me banane të kapur në Portin e Durrësit, 6 herë radhazi.

SPAK mësohet se ka shpallur moskompetencë dhe e ka dosjen në Prokurorinë e Durrësit.

Vendimi është marrë në fund të muajit korrik, ndërkohë që në arrest janë pronari i “Alba exotic Fruit”, Eduart Dauti dhe vëllai i tij Bajron Gumeni.

Sipas SPAK-ut nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal, ndaj çështja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.

CNA.al