Spanjë/ Shkoi për vizitë në muze dhe zbulon ‘sekretin’ në pikturën e Auguste Rodin

Portreti që mendohej se ishte mbreti famëkeq belg, Rodini rezulton të jetë portreti i një skulptori francez.

MADRID- Një portret i panjohur i artistit Auguste Rodin është zbuluar falë një fëmije. Luis Pastor, një dizajner grafik spanjoll, i cili jeton në Luksemburg, gjatë një vizite në muze me djalin e tij, ky i fundit zbuloi pikturën që ‘dergjej’ prej kohësh në një dhomë të errët.

Në pikturën e artistit dukej burri në profil me mjekër, i cili mendohej se ishte Rodin.

Problemi i vetëm ishte koka, të cilën ai e kishte trajtuar jo si një portret të skulptorit francez, por si Mbreti Leopold II të Belgjikës, një monark i njohur për administratën e tij brutale të Kongos.

“Unë e dua Rodin dhe kam qenë shumë në Muzeun Rodin në Paris. Isha i fiksuar me të si student. Fillova të shkrepja fotografi të Leopoldit dhe mendova se ata duken sikur njëri-tjetrin, por kjo nuk është Leopold”.– u shpreh Luis.

Ishte ngjyra e syve që e vulosën atë: Rodin kishte sytë blu dhe Leopold kishte sy të errët. Pas analizave të shumta krahasuese të portreteve të të dy burrave, miniaturat, numri i katalogut 3711, rezulton të jetë një portret i skulptorit Auguste Rodin.

Gazeta Shqiptarja.com