2 Janar 2024

Qindra spanjollë në plazhin e Barcelonës.

Duke shijuar diellin, pjesëmarrësit vrapuan  drejt plazhit, i cili kishte një temperaturë prej vetëm 13 gradë Celsius.

Festimet vazhduan për disa orë, ku shikuesit kureshtarë, notarët dhe turistët e huaj festuan ditën e parë të vitit në plazhin e njohur të kryeqytetit katalanas.

Kur bëhet fjalë për ide të pazakonta dhe mënyra festive, edhe italianët nuk mbeten pas.

Qytetarët e Romës, kanë sfiduar të ftohtin dhe nuk e kanë ndalur traditën e tyre të përvitshme, atë të hedhjes në ujërat e lumit Tiber nga ura Cavour.

Kjo traditë daton që nga viti 1946, nga një roje plazhi në atë kohë i papunë i cili po përpiqej të tregonte aftësitë e tij si notar duke u hedhur nga ura.