Spartak Ngjela del me mesazhin e fuqishëm: Përgjithmonë do të…

17 JANAR 2021

Avokati Spartak Ngjela ka kujtuar ditën e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Sa të jetë kujtimi i Tij, do të ketë shqiptarë; dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së Tij. Domethënë: përgjithmonë…”, shkruan Ngjela në mesazhin e tij.

Postimi i Ngjelës

Sot, me nderim të madh, u përkujtua dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ishin dhjetëra mijëra shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, ata që u përfshinë në këtë datë të shenjtë për heroin që iu dha shqiptarëve atdheun e tyre – me heroikën e tij historike.

Sa të jetë kujtimi i Tij, do të ketë shqiptarë; dhe sa të ketë shqiptarë do të ketë Shqipëri e Kosovë të bashkuar rreth figurës së Tij.

Domethënë: përgjithmonë…

Gazeta Sot