Spartak Ngjela flet për një nga lëvizjet që pritet të ndodhë në skenën politike dhe bën deklaratën e papritur: Rama dhe Basha nuk marrin mandatin e deputetit, nëse…
Spartak Ngjela flet për një nga lëvizjet që pritet të ndodhë në skenën politike dhe bën deklaratën e papritur: Rama dhe Basha nuk marrin mandatin e deputetit, nëse…
6 MAJ 2020
Avokati Spartak Ngjela deklaroi për Ora Neës që nuk mund të ketë një reformë zgjedhore reale nëse nuk përfundon reforma në drejtësi.
Sipas Ngjelës, nëse bëhen lista të hapura, ish-ministrat dhe ish-kryeministrat nuk mund të zgjidhen deputetë në vitin 2021.
Spartak Ngjela: Le të bëjnë 20 reforma zgjedhore. Ne do të marrim frymë si shoqëri kur të marrë fund reforma në drejtësi dhe ajo anti-korrupsion. Me këto reforma që kanë nisur, 4 liderat kryesorë, duke përfshirë ish-ministra dhe ish-kryeministra nuk do të marrin pjesë si deputetë në zgjedhjet e vitit 2021 se nuk do t’i lërë reforma. Do të jenë nën kontroll ligjor.
Ajo që këta duan të bëjnë është se duan të manipulojnë zgjedhjet. Nuk duan të kenë lista të hapura, dhe nuk dalin deputet se nuk i do populli. As Rama nuk del dot deputet me lista të hapura, Basha jo e jo. Perëndimi i ka listat proporcionale të hapura. Nuk zgjidhet partia se është nocion abstrakt.
Gazeta Sot