Spartak Ngjela: – Kam të dhëna që tre televizione kryesore shqiptare financohen nga Rusia
16 Shtator 2022
Avokati Spartak Ngjela gjatë një studio televizive deklaroi se sekretari i Shtetit Amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Sipas tij, kishte edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja.
Ngjela: Sekretari i Shtetit Amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve. Shërbimet ruse dhe politika ruse kërkon që të futet në Shqipëri dhe me para do të futet. Kemi edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja. Atëherë nuk ishte SPAK në lojë. Unë e kam ditur dhe denoncuar se shërbimet ruse paguajnë këtu, nuk ka rëndësi se kë paguajnë. Politika shqiptare ka 2 shekuj që shitet.
Politika ruse kërkon që të blejë politikën shqiptare, por kam të dhëna që 3 televizionet kryesore financohen nga Rusia. E kam fakt, por nuk di emra. Se sa do të implikohen dhe sa do të precipitojë kjo ngjarje e sa do të hetojë SHBA-ja, nuk e di, por nëse ndodh do të kemi çudira.
Gazeta Sot