Spartak Ngjela: – Kryeministri Rama mund të ekstradohet në SHBA
8 Shkurt 2023
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euroneës Albania se nëse vërtetohet nga drejtësia amerikane që është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Edi Rama ekstradohet në SHBA.
Ngjela u shpreh se kjo nuk është çështje e pushtetit gjyqësor shqiptar, por e atij amerikan, që nëse e gjen Ramën të përfshirë në këtë aferë e cila ka lidhje edhe me Rusinë, e ekstradojnë pa pasur nevojë ta shpallin non grata.
“Nëse del i implikuar kryeministri shqiptar në një çështje si ajo e ish-zyrtarit të FBI që e ka refleksionin në Moskë, ekstradohet kryeministri shqiptar. Nuk ka prova, ndryshe SHBA s’ka nevojë ta shpallë non grata, e ekstradojnë ata, e marrin atje. Kanë bërë ligj të ri për pushtetarët në Shqipëri; po të kesh shkelur ligjin amerikan të ekstradojnë direkt”, tha Ngjela.