Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë me  Yuri Kim! Ja ndërhyrja që do të vijë nga FBI dhe CIA

9 JANAR 2021

Avokati i njohur Spartak Ngjela është i bindur se demokrati Joe Biden, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të sjellë një ndryshim të madh jo vetëm në Amerikë por edhe në Shqipëri.

Sipas tij ndryshim drastik i politikës amerikane nga presidenti Biden, gjithmonë në favor të Kosovës dhe pavarësisë së garantuar të saj, do të jetë një aspekt i ri për çështjen shqiptare.

Analiza e Spartak Ngjelës

“A ka ndonjë aspekt të ri në politikën shqiptare në këtë fillimvit 2021?

Gjithsesi sot, në gazetën e madhe gjermane, der Zeit, korespondeti i politikës se jashtme, Michael Thumann, ka shkruar me analizë konkrete se, Trump, Putin dhe Erdogan po gadasin qyteterimin.

Kjo përbën një risi për vëmendjen e politikës shqiptare, sepse kryeministri Rama, pikërisht në këtë kohë kur po rrëzohej Trump-i në Amerikë, shkoi te Erdogani, një ditë përpara kryengritjes Trump në Uashington. (!)

Sigurisht, të gjitha këto, krijojnë një aspekt të ri të favorshëm në politikën shqiptare që është në favor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i cili arsyetohet sipas pikave të mëposhtme:

Presidenti i ri amerikan Joe Biden, do të përbëjë risi në përkrahjen primare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Fakti që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë në stafin e ngushtë të Joe Biden-it, presidentit amerikan të sapozgjedhur, krijon lehtësi komunikimi midis saj dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eliminimi i reaksionit antidemokratik të Donald Trump-it, do të nxjerrë fakte për aktivitetin e tij politik kundër botës shqiptare në Ballkanin Petëndimor.

Ndryshim drastik i politikës amerikane nga presidenti Biden, gjithmomë në favor të Kosovës dhe pavarësisë së garantuar të saj, do të jetë një aspekt i ri për çështjen shqiprare.

Denoncimi i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si një lëvizje proserbe, akt ky i ndërmarrë nga presidenti Donald Trump, do të sjellë provat se si dhe pse u shit politika shqiptare, në Shqipëri e në Kosovë për këtë çështje.

Risi do të jetë gjithashtu edhe hedhja nga Joe Biden e idesë së tij doktrinare për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Rritja në maksimum e presionit politik kundër korrupsionit politik shqiptar, ndaj të dyja krahëve të politikës aktuale; nga veprimi edhe më i fuqishëm i ambasadores Yuri Kim dhe i politikës së lartë amerikane; një aspekt i rëndësishëm do të jetë.

Intensifikimi edhe më i madh i veprimtarisë që do të ndërmarrë në Shqipëri FBI dhe CIA, kundër korrupsionit të lartë shteror, krimit të organizuar dhe, për neutralizimin e politikës së krerëve të korruptuar qe po shkojnë drejt Moskës dhe Beogradit – edhe ky, një aspekt shumë i rëndësishëm do të jetë”.

Gazeta Sot