Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’, zbulon marrëveshjen e bujshme të Merkel dhe Biden që do të sjellë kthesën e madhe në politikën shqiptare
Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’, zbulon marrëveshjen e bujshme të Merkel dhe Biden që do të sjellë kthesën e madhe në politikën shqiptare
14 NËNTOR 2020
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka publikuat një intervistës të Bodo Weber, i cili është anëtar i Democratization Policy Council në Berlin. Bodo Webër rrëfen se pas fitores së Joe Biden do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, pa ndryshim kufijsh.
Postimi i Ngjelës
Bodo Weber, anëtar i Democratization Policy Council në Berlin, i cili është njohës i thellë i luftës së Bosnjës dhe të çështjeve ballkanike, dhe sidomos në luftën e Kosovës, ka analizuar sot në gazetën Express raportin midis presidentit të sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, dhe çështjes së Kosovës, gjithmonë në marrëdhënien e re Biden-Merkel.
Bodo Webër është prej shumë kohësh editorialist në revistën prestigjioze gjermane “Perspektiven” (Frankfurt/Main). Që nga vitet 90′, ai ka publikuar shpesh artikuj dhe shënime politike rreth shtetit dhe shoqërisë në vendet ballkanike.
Në intervistën që rrjedh natyrshëm më poshtë në këtë shkrim, Weber thekson se:
Bideni dhe Merkeli do të ecin drejt marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, pa ndryshim kufijsh.
Kurse thekson ai: “Marrëveshja e Washingtonit, e katër shtatorit, si e pavlerë, do t’i mbetet historisë. Sipas tij, nga ato që janë nënshkruar nën ndërmjetësimin e Trump-it do të mbijetojë pjesërisht vetëm vendosja e raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, por as Kosova dhe as Serbia nuk do t’i hapin ambasadat në Jerusalem.
Ja intervista e Bodo Weber-it në gazetën Express.
Gazeta Express: Si mendoni se do të ndikojë fitorja e Joe Biden në procesin e dialogut Kosovë – Serbi?
Bodo Weber: Ardhja në pushtet e administratës së Bidenit dhe largimi i administratës së tanishme të Trumpit duhet dhe do të ketë pasoja për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara, siç ka njoftuar tashmë fushata e Bidenit në dy deklarata me shkrim, do të kthehet në një bashkëpunim të ngushtë transatlantik me Brukselin, por, së pari, dhe mbi të gjitha, me kryeqytetet kyçe si Berlini. Kjo do të shkojë ashtu siç ka qenë rasti para se Richard Grenellit dhe para sesa John Boltoni ta largonte pozicionin e Shteteve të Bashkuara nga pozicioni i shumicës së BE-së, duke shkuar drejt hapjes ndaj idesë së rrezikshme për shkëmbimin e territoreve. Kjo nënkupton një rikthim në kornizën origjinale, parimet dhe kushtet origjinale (ndaj Beogradit) të dialogut politik të viteve 2012-2014, të cilat mundësuan përparim dhe progres historik.
Gazeta Express: Çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar gjatë administratës së Trumpit?
Bodo Weber: Ajo do t’i mbetet historisë, ndërsa ato pjesë që lidhen me çështjen Kosovë – Serbi dhe me veprimet e mëparshme të BE-së, do të kthehen në kornizën e BE-së, si procesi i Berlinit. Nga pikat që nuk lidhen me rajonin dhe që paraqitën një keqpërdorim trashanik politik të Kosovës dhe Serbisë, për mosmarrëveshjet e tyre, do të mbijetojë vetëm krijimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ndërsa as Kosova, as Serbia nuk do të hapin ambasadat në Jerusalem.
Gazeta Express: A mendoni se do të ketë bashkëpunim më të mirë mes ShBA-së dhe BE-së për procesin e dialogut?
Bodo Weber: Do të shohim përsëri bashkëpunim, bashkëpunim të ngushtë. ShBA-ja do t’ia njohë dhe do të jetë e lumtur t’ia lërë rolin udhëheqës BE-së – ndryshe nga qasja e njëanshme, uzurpuese dhe aktrimi që pamë gjatë vitit të kaluar në periudhën e Grenellit.
Gazeta Express: A prisni një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, tani që Joe Biden do t’i udhëheqë Shtetet e Bashkuara?
Bodo Weber: Unë pres që ShBA-ja dhe BE-ja të bëhen bashkë, veçanërisht Bideni dhe Kancelarja Merkel, të bëjnë një nismë për t’i rivendosur negociatat, domethënë t’i fillojnë negociatat e vërteta për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, pas tre vjetëve, në të cilët ato nuk ishin të tilla. Kjo nënkupton që të riafirmohen parimet (e drejtpërdrejta dhe të nënkuptuara) të kornizës origjinale të dialogut – që koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka kaluar shumë kohë më parë dhe se Serbia duhet të tregohet e vërtetë në atë për të cilën është mirë e vetëdijshme që prej një kohe të gjatë. Domethënë Serbia e di që Kosova ka pavarësi dhe nuk do të kthehet, me qëllim që Serbia të qëndrojë dhe të mbetet në dialog dhe përfundimisht të bëhet partnere e vërtetë e Perëndimit. Më pas, pres që të fillohen negociatat e vërteta që çojnë në një marrëveshje vërtet përfundimtare, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që gjithashtu do të garantojë jetë normale për qytetarët serbë të Kosovës. Një marrëveshje që më pas do ta hapë rrugën për transformimin e vërtetë demokratik të dy shoqërive.
Gazeta Express: Çfarë nënkupton për Serbinë fitorja e Joe Bidenit?
Bodo Weber: Ajo për Serbinë, domethënë për Vuçiqin, nënkupton që do të detyrohet të bëjë një kthesë tjetër politike rreth Kosovës, deri aty ku ai ishte kur Serbia hyri në dialogun politik me marrëveshjen e prillit të vitit 2013, kur kryeministri i atëhershëm, Daçiq, publikisht u tha qytetarëve të Serbisë se “vendi ka nevojë që të ndalet së gënjyeri veten që Kosova është ende e Serbisë, ose që do të jetë ndonjëherë përsëri pjesë e Serbisë.
Gazeta Express