Spartak Ngjela ‘trondit’ me deklaratën dhe sfidon hapur Ramën: ASGJË nuk e shpëton dot! Ja për çfarë duhet t’iu dalë garant shqiptarëve
Spartak Ngjela ‘trondit’ me deklaratën dhe sfidon hapur Ramën: ASGJË nuk e shpëton dot! Ja për çfarë duhet t’iu dalë garant shqiptarëve
30 GUSHT 2020
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale për sa i përket çështjes së kufirit detar me Greqinë. Teksa shprehet se kryeministrin nuk e shpëton dot asgjë, Ngjela i kërkon Ramës t’u garantojë shqiptarëve se vendi ynë nuk do bëjë marrëveshje me askënd për territorin detar aktual të saj dhe nuk lëshon asnjë pëllëmbë det nga ky territor.
Postimi i Ngjelës
ASGJË nuk e shpëton dot Ramën me gënjeshtrat e tij për dhënien e territorit detar të Shqipërisë, Greqisë.
Të vetmen provë që duan shqiptarët prej tij në lidhje me këtë çështje, është që ai të deklarojë:
Shqipëria nuk ka territor të huaj detar, dhe nuk bën marrëveshje me asnjë shtet për lëshim territoresh shqiptare.
Pse nuk e bën Rama këtë deklaratë, por vjen vërdallë si një qole që s’thotë asgjë?
Sepseja, kuptohet qartë.
Rama na bën avokatinë e Greqisë dhe na thotë: “është e drejta e Greqisë për 6 km det, si shtesë në territorin e saj detar”.
Po ky, nuk na thotë dot: kush ia ka tani këto 6 kilometra det Greqisë, dhe kujt do t’ia marrë këto Greqia?
Pastaj, pse duhet marrëveshje me Shqipërinë për një të drejtë të Greqisë, nesë këtë nuk ia kërkon Shqipërisë? Sepse Rama po na thotë indirekt që, padrejtësia Greqisë i ka ardhur nga Shqipëria.
Një logjikë të tillë e kanë vetëm qeveritë kuislinge.
A mund të na garantojë Rama thjesht në ligjëratë të drejtë, dhe botërisht, se:
Shqipëria nuk bën marrëveshje me askënd për territorin detar aktual të saj dhe nuk lëshon asnjë pëllëmbë det nga ky territor.
Po nuk ia deklaron këtë shqiptarëve, edhe ky palo kryeministër është njëlloj në lojë, sikurse Hashim Thaçi, në dhënie territoresh shqiptare Serbisë.
Gazeta Sot