
Specialistët e IKTK një ekspeditë për projektin e restaurimi të pikturës murale në kishën e Manastirit të Shën Mërisë ne Dhermi
30 Mars 2025
Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Dhërmi ruan vlera të çmuara të artit bizantin dhe pasbizantin, me piktura murale të realizuara në disa faza, nga shek. XII-XIII deri në shek. XVIII.
– Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një ekspeditë dokumentuese për hartimin e një projekti konservimi dhe restaurimi të pikturës murale. “IKTK vijon punën për mbrojtjen dhe restaurimin e veprave të artit në të gjithë territorin”, thuhet nga ky institut. Disa ditë më parë specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vijuan ekspeditat në terren, duke mbikëqyrur dhe këshilluar ndërhyrjet restauruese në kishat e Shën Marisë, Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhromit në Voskopojë.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.
Gjithashtu ushtron veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, etj. Pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore funksionon edhe Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim.