Spektakël dhe frigë në qiellin e natës, shatërvanë lave nga vullkani Etna!
14 Gusht 2023
Vullkani Etna ofroi pamje spektakolare mbrëmjen e së dielës, teksa ju rikthye aktivitetit me shpërthime të shumta lave. Re tymi dhe hiri u përhapën në zonë, ndërsa autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin e Katanias.
Vullkani 3330 metra i lartë dhuroi një spektakël, teksa lava u ngrit si shatërvan gjatë natës.
Aeroporti i Katanias është aktualisht i mbyllur për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etna.
Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë dhe ndodhet në bregdetin lindorë të Sicilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanijës.
Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.