S’përmbahet Saimir Kodra: Ky vend është kthyer në gjysmë hale, profesori me fjalor debil. –
S’përmbahet Saimir Kodra: Ky vend është kthyer në gjysmë hale, profesori me fjalor debil
Saimir Kodra ka deklaruar se situata në vend është shumë alarmante në universitete dhe se shumë studente tërhiqen për të treguar skandale të ndryshme.
Tiranë- Saimir Kodra shpërtheu në emisionin Opinion, teksa po diskutohej mbi rastin e pedagogut Denis Himçi i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.
Kodra tha se videot e publikuara në “STOP” janë një kambanë alarmi dhe se ky vend është kthyer në gjysmë hale.
“Ky vend është kthyer në gjysmë hale. Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky, që vajzës i kërkonte favore seksuale, ka dhe të tjerë që kërkojnë lekë. Nuk ka alibi aty, aty është një profesor, me një fjalor debil me duket se qenka i asociuar dhe për doktor a ku ta di unë… Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Unë kam një fat shumë të keq se kam shumë informacion se çfarë ndodh, por shumë studentë tërhiqen”, tha një nga drejtuesit e emisionit STOP.
Për profesorin Gëzim Tushi, pavarësisht se çfarë mund të thuhen për studenten, e ka provokuar apo jo, këto janë të pamoralshme. Sipas tij pedagogu që nuk administron dot veten e tij, nuk është i tillë dhe nuk duhet të jetë në atë vend pune.
“Çfarëdo që të diskutojmë ne për vajzën nuk është e pamoralshme. Është e papranueshme moralisht marrëdhënia pedagog-student, mjek-pacien, apo dhe të tjerë por dhe ligjërisht. Pylli në këtë rast është abuzimi që po zgjerohet. Pedagogu që nuk administron dot veten e tij, nuk është i tillë. Edhe vajza sikur ta ketë provokuar, ai gabon rëndë. Ka dhe vajza të tjera që e përdorin joshjen, por na duhet një ndërhyrje kirurgjikale. Pedagogu nuk ka asnjë justifikim”, tha profesori.
Marrë nga Opinion.al
J.V/Dosja.al