Spiro Xega (1876-1953), një nga figurat më të hershme të pikturës shqiptare. –
Spiro Xega (1876-1953), një nga figurat më të hershme të pikturës shqiptare, u lind në Opar në rajonin e Korçës, në Shqipërinë juglindore. Vitet e para i kaloi në Turqi ku dhe mësoi të vizatonte dhe të pikturonte, ndonëse si autodidakt. Kur u kthye në Shqipëri, u bë anëtar i çetës së Çerçiz Topullit dhe më vonë punoi si tregtar lëndësh djegëse dhe kripe në Korçë.
Pikturat e tij të hershme, shumica me temë kombëtare, datojnë që para Luftës së Parë Botërore. Kujtohet veçanërisht për Çetën e Shahin Matrakut, 1930; dhe pikturën e Skënderbeut të hipur në kalë, 1931.