18 Priill 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilloi sot një takim me banorë të fshatit Helmas të Kavajës.

“Ka ardhur koha që Kavajën nuk duhet dhe nuk do ta lemë peng, për ta përdorur për politikë, por për t’i hapur perspektiva zhvillimi. Kavaja ka mbetur në bisht, ne do ta nxjerrim atë në krye.

Për ne, të parët janë njerëzit.  Prandaj ne do t’u japim fund klaneve, grupeve e përçarjeve.

E kemi prioritet Kavajën. Përballë një grumbulli njerëzish që i bashkon e shkuara dhe hallet personale, kemi zgjedhur dhe po ju ofrojmë skuadër fantastike fituese që na bashkon e ardhmja dhe përkushtimi për Kavajën.

Nuk erdhëm që në 12 maj të ikim, por erdhëm për të mbetur në Kavajë dhe për të punuar për kavajasit. Ne dhe kavajasit do të përveshim mëngët të menaxhojmë fitoren. Kundërshtarët tanë do të menaxhojnë humbjen.  Prandaj u bëjmë thirrje të gjithëve që  të shohim përtej ndasive, përçarjeve e llogoreve politike dhe, me flamurin e Bashkimit Europian dhe Pasaportën Europiane, t’u hyjmë punëve për Kavajën. Në shërbim të Kavajës dhe kavajasve do të veme prestigjin e lartë  të Shqipërisë europiane.

Le t’i lemë kundërshtarët në dreqninë e vet. Ne i jemi përkushtuar Kavajës. ”, u shpreh Spiropali.