Spiropali: – S’jemi armiq! – Jam e lumtur të dëgjoj fjalën e opozitës në Kuvend
12 Mars 2024
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për mediat ditën e sotme, duke shprehur qëndrimin e saj pozitiv lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në Konferencën e Kryetarëve.
Spiropali tha se besimin tek një forcë politike e krijon fjala dhe aksioni, e jo bojkoti i zgjrdjjeve apo diegia e mandatit, siç ka vepruar opozita për një kohë të gjatë.
“Ne përfaqësojmë forca të ndryshme politike, por s’jemi armiq. Besoj se Partia Demokratike që as djegie e mandateve, as bojkoti i zgjedhjeve, as bilbilat e zhurmuesët, nuk e rrisin besimin e qytetarëve tek një forcë politike; fjala dhe aksioni politik e bëjnë këtë
Jam e lumtur që e dëgjoj Bardhin, Açkën, Gjergjin, etj. që unë i respektoj për fjalën e tyre të jenë në Kuvend, aty ku debatohet dhe aty ku flitet,”– u shpreh ajo për mediat.