Spitale të reja? – Si u katandis Senatoriumi i Shkodrës në një gërmadhë!

15 PRILL 2021

GAZETA SHQIP

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e Senatoriumit të Shkodrës në një gërmadhë.

Prej gati një viti, qeveria ka shpenzuar miliona euro për godina dhe medikamente për shërbimin shëndetësor. Godina e Spitalit të Mushkërive në Shkodrës është e shkatërruar prej disa vitesh, ku vetëm njëri kat funksionon, pasi ka një laborator dhe një dhomë vizitash mjeku. Në katin e parë është një pllakatë ku lexon se laboratori ka qenë dhuratë nga BE dhe USAID në vitin 2000. Ndërkohë, gazetarët shohin laboratorin dhe dhomat, të cilat ngjasojnë më shumë si magazina sesa si spital.

Në katin e dytë e godinës ka qenë dikur një nga pavijonet, ndërsa ka rezultuar se ka krevate të shkatërruar, dyshekë përtokë, ndërsa ambienti është i pa pastruar. Gazetarët gjejnë edhe disa mbetje spitalore, të cilat janë përdorur dikur nga pacientët. Por, nisur nga sistemet, i ngrohjes dhe oksigjenit, duket se ka qenë një spital mjaft funksional.

Në godinë ka me dhjetëra dhoma mjeku, dhoma infermierie e gjithçka tjetër. Por, lagështira ka pushtuar godinën 3 katëshe, ndërkohë që disa dhoma kanë ballkone. Janë edhe disa krevate, që për kohën kur janë vendosur.
Gazetarët ngjiten në katin e tretë, ku duket e njëjta panoramë, por kësaj herë dhomat janë kthyer në magazina. Stafi dhe pacientët kanë “ngatërruar” edhe tualetet, pasi në disa dhoma janë bërë edhe nevoja personale. Fiksi shkon edhe te pjesa funksionale, e cila është një zyrë nga mbrapa kësaj godine. Në atë vend qëndron një mjeke, e cila pret e përcjellë pacientë të cilët bëjnë vetëm vizita. Por, edhe në hyrje të kësaj dhome, sërish ka lagështirë.

Gazetarët bisedojnë me disa pacientë, të cilët tregojnë se spitali ka qenë modern për aq sa ka funksionuar. Madje thonë se ka qenë model në të gjithë Shkodrën, me ambiente relaksuese. “Kam qenë vetë këtu. Ka shërbyer për mrekulli” thonë ata. Fiksi shkon edhe te dhoma e mjekes, e cila nuk pranon të japë intervistë, pasi thotë se duhet marrë leje më parë te drejtoria. Pohon se ka 30 vjet mjeke dhe se godina ka 70 shtretër, por prej disa vitesh është krijuar një pavijon te Spitali i Shkodrës dhe ky është lënë në këtë gjendje.
Ndërkohë, pak ditë më parë, kryeministri deklaroi se pas Spitalit Memorial të Fierit, radha do t’i vijë Shkodrës. Por, në Shkodër spitalet kanë qenë funksionale dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Madje, edhe Sanatoriume të cilat do t’i vinin në ndihmë të të prekurve me Covid 19