Spitali i Berlinit: -Ja me çfarë u helmua lideri i opozitës ruse!
Spitali i Berlinit: -Ja me çfarë u helmua lideri i opozitës ruse!
24 GUSHT 2020
Spitali Charite i Berlinit vuri në dukje se kritiku i Kremlinit është helmuar nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtura frenues të kolinesterazës.
Spitali shtoi se Navalny, i cili u transferua në kryeqytetin gjerman nga qyteti siberian Omsk të shtunën në mëngjes, është në një gjendje kome artificiale. “Gjendja shëndetësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën e tij.“, tha spitali sot.
Substanca specifike e përdorur për të helmuar Navalny ende nuk është identifikuar. Më parë, qeveria gjermane tha se me shumë gjasë Navalny ishte helmuar dhe për këtë arsye do të ketë nevojë për mbrojtje të veçantë.
Dritare Net