Spitali i Gjakovës përzë politikanët: – Mos na harxhoni maskat për foto

17 mars  2020

Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” ka kërkuar që politikanët të qëndrojnë sa më larg institucioneve shëndetësore. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë shkruan se spitalet kanë nevojë për maska dhe mjete të tjera, e jo që të shkojnë politikanët e të harxhojnë maskat për foto.

Thirrja e duhur, pasi nuk është kohë për show.

“Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave. Zyra për informim
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë,”- shkruhet në status.

o.j/dita