Spitali ne Fier: – Mos do të dalë me koncesion se mbeti mister afati i administrimit nga pala turke.
Spitali ne Fier: – Mos do të dalë me koncesion se mbeti mister afati i administrimit nga pala turke.
11 JANAR 2021
Ish drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar me tone të ashpra për spitalin e ri të Fierit, një prej marrëveshjeve të firmosura mes Ramës dhe Erdogan gjatë vizitës në Turqi.
Me anë të një reagimi, Shehaj ngre pyetjen se mos do të dalë me koncesion se mbeti mister afati i administrimit nga pala turke.
Reagimi i plotë:
Degjova sot qe spitali i ri i fierit do administrohet fillimisht nga mjeke dhe staf Turq,pastaj nga mjeket Shqiptare. Ore mos na del dhe ky koncension?!?!?!? Se nuk na u tha afati i administrimit nga bamiresi.
Prandaj a ka mundesi qeveria te beje transparence, ky spital eshte dhurate apo do paguhet si koncension nga qeveria ???? Dhe pika e dyte me e rendesishmja nqs aty stafi do te jete i gjithe nga Turqia mjeket e infermieret tane do dalin ne rruge te madhe????
PRA DO KEMI DONACION APO KONCENSION???? KUR DO E MARRIM NE NE ADMISTRIM????
Gazeta Sot