Sqarimi: – Pse arrestimet e protestuesve janë të paligjshme, përkufizohen si rrëmbime personi
Sqarimi: – Pse arrestimet e protestuesve janë të paligjshme, përkufizohen si rrëmbime personi
-11 Mars 2022
Goxhaj shton se e drejta për tu grumbulluar, zhvilluar një tubim proteste para Kryeministrisë apo në një kryqëzim apo rrugë pa qenë nevoja për njoftimin paraprak të policisë garantohet nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.
Akuza për bllokim rrugësh që po monton policia kundër protestuesve është e jashtëligjshme. Në një arsyetim ligjor, avokati Altin Goxhaj arsyeton se pengimi i mjeteve të transportit nuk ka të bëjë aspak me tubimin e protestës ashtu siç nuk ka të bëjë aspak me faktin që të prishet makina në mes të rrugës dhe as me momentin kur ndodh një aksident.
Gjykata Kushtetuese në Maj 2021 e shpalli të paligjshëm penalizimin e tubimit paqësor i cili as ka kusht më njoftimin paraprak të policisë. Pra e drejta e tubimit duke qenë e drejtë kushtetuese dhe e ligjshme në çdo aspekt penal, duke qëllimi i protestuesve e bën nuk pretendimin e policisë për shkeljen e Nenit 293. Goxhaj shton se e drejta për tu grumbulluar, zhvilluar një tubim proteste para Kryeministrisë apo në një kryqëzim apo rrugë pa qenë nevoja për njoftimin paraprak të policisë garantohet nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.
Arsyetim ligjor nga Avokati Altin Goxhaj
Akuza për bllokim rrugësh që po monton policia kundër protestuesve është e jashtëligjshme. Pengimi i mjeteve të transportit nuk ka të bëjë aspak me tubimin e protestës ashtu siç nuk ka të bëjë aspak me faktin që të prishet makina në mes të rrugës dhe as me momentin kur ndodh një aksident. Sipas kuptimit të nenit që bënë me qëllim socialistët në 2019 bllokimi i mjeteve të transportit ka kusht anën subjektive të veprës penale që është thjesht pengimi por këto 2 ditë pengimi i mjeteve të transportit është qëllim dhe jo pasojë e një qëllimi tjetër të ligjshëm që është tubimi paqësor. Sa herë ka marshim apo tubim ka dhe bllokim rruge pra i bie që sa herë protestohet të kemi vepër penale. Por Gjykata Kushtetuese në Maj 2021 e shpalli të paligjshëm penalizimin e tubimit paqësor i cili as ka kusht më njoftimin paraprak të policisë. Pra e drejta e tubimit duke qenë e drejtë kushtetuese dhe e ligjshme në çdo aspekt penal, duke qëllimi i protestuesve e bën nuk pretendimin e policisë për shkeljen e Nenit 293
“Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) “Vënia e pengesave ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.” Sepse Kushtetuta përcakton qartë në Nenin 47:
“1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.
Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.” Dhe Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Nenin 262 për proçedurën e marrjes leje (njoftim) të policisë për zhvillimin e një tubimi paqësor.
Pra e drejta për tu grumbulluar, zhvilluar një tubim proteste para Kryeministrisë apo në një kryqëzim apo rrugë pa qenë nevoja për njoftimin paraprak të policisë garantohet nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese. Ky është arsyetimi ligjor që i shpall të paligjshme të gjitha arrestimet dhe akuzat e rrëmbimeve policore të qytetarëve! P.s. Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar në Maj 2021 se Gjykata Strasburgut ka përcaktuar qartë që zhvillimi i një tubimi në rrugë apo kryqëzim është i mbrojtur si e drejtë tubimi për aq kohë sa qëllimi është realizimi i një tubimi paqësor dhe jo thjesht pengimi i mjeteve të transportit për një kohë relativisht të gjatë.
Nga Gazeta Telegraf