“Stambolli do goditet nga një tërmet i fortë”.- Shpërngulje masive në Turqi. – Nisin blerjet në fshatrat malorë
28 Shkurt 2023
Pas disa paralajmërimeve të ekspertëve sizmologë se Stambolli pritet të goditet nga një tërmet i fortë, shumë banorë të kryeqendrës së Turqisë kanë nisur të shpërngulen drejt zonave të tjera, të konsideruara si të sigurta për të jetuar.
Ndërsa dy tërmete të forta në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca, sytë u kthyen nga një tërmet i mundshëm edhe në Stamboll, fill pas katastrofës në të cilën humbën jetën më shumë se 50 mijë persona.
Duke folur për tërmetin e madh të pritshëm të Stambollit, drejtori i Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Observatorit Kandilli, prof. dr. Doğan Kalafat tha në deklaratën e tij: “Do të ketë një tërmet prej me magnitudë më shumë se 7 ballë në Stamboll me një probabilitet 64 për qind në 7 vjet.”
Shpërnguljet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Edirne, aty ku thuhet se distanca deri në vijën e thyerjes dhe rreziku i tërmetit janë të ulëta.
Kërkesa është rritur ndjeshëm për fshatrat e Turqisë, lartësia e të cilëve është e madhe dhe toka shkëmbore.
Shumë qytetarë që jetonin në Stamboll kërkuan tokë dhe shtëpi nga këto fshatra.
Sipas sondakika.com, Suloglu Namık Babacan, zëvendës presidenti i Shoqatës së Konsulentëve Publikë të Pasurive të Paluajtshme “Trakya”, deklaroi se javët e fundit ka pasur një kërkesë të madhe për rrethet e Stambollit dhe tha se janë përballur me interesin intensiv të qytetarëve nga Stambolli për prona në zonat e larta malore.
Gazeta Dita