Statuja e perëndisë Bacchu

Statuja e perëndisë Bacchus, kryevepra e vjedhur kthehen në muze

Nga Besmira Pelushaj

3 Shkurt 2022

Pothuajse gjysmë shekulli pasi u vodh, një statujë romake e perëndisë Bacchus i është dorëzuar muzeut francez ku u ekspozua. Bronzi i shekullit të parë i Bacchus si fëmijë u grabit nga hajdutët në dhjetor 1973, së bashku me 5000 monedha romake. Detektivi i artit, Arthur Brand, gjurmoi statujën në muze kur një klienti iu ofrua nga një koleksionist austriak.

“Pesëdhjetë vjet pas një vjedhjeje, është e padëgjuar që diçka të kthehet – normalisht ajo është shkatërruar,” tha ai për BBC.

Statuja 40 cm e lartë u zbulua në fshatin galo-romak Vertillum, në Francën lindore në 1894 dhe vite më vonë u shfaq në një ekspozitë në Paris. Studiuesi holandez i artit, i cili ka krijuar një reputacion për gjurmimin e kryeveprave të vjedhura në mbarë botën, tha se muzeu ishte “i mahnitur” kur ai u tha atyre se kishte gjurmuar statujën e tyre të humbur.

Policinë e gjen belaja, poston foton e hajdutit bukurosh. Të gjitha gratë “duan ta arrestojnë”

Nuk kishte asnjë bazë të dhënash në vitin 1973, por Brand përfundimisht gjeti një referencë për të në një revistë arkeologjike që daton që nga viti 1927, dhe policia franceze më pas gjeti raportin e saj nga koha e vjedhjes.

“Kam kontaktuar me koleksionistin. Ai nuk donte të kishte një copë të vjedhur në koleksionin e tij, kështu që donte ta kthente, por ligji francez dikton që një shumë e vogël duhet paguar për ruajtjen.”

Ndërsa gjysma u pagua nga autoriteti lokal në Chatillon, pjesa tjetër u dha nga një shtëpi ankandi e specializuar në artin antik në qytetin portual anglez të Harwich.

Pergatiti:  Besmira Pelushaj

Oranews