Statujat egjiptiane e kanë të gjitha hundën e thyer, për këtë motiv…

Besimi mitik se sfinksat dhe statujat në antikitet kishin humbur hundët e tyrë për shkak të lotëve të derdhura ka rënë menjëherë poshtë. Normalisht duke qenë se flitet për diçka tërësisht mitike.

Studimet kanë treguar se hundët e tyre janë dëmtuar qëllimisht nga vandalët për të rrëzuar madhështinë që këto simbole e figura të antikitetit përfaqësojnë.

Pse statujat egjiptiane e kanë të gjitha hundën e thyer

Si kurator i galerive të artit egjiptian të Muzeut të Brooklyn-it, Edward Bleiberg ka marrë shumë pyetje nga vizitorët kuriozë. Ndër këto më e përsëritura ka qenë ajo se përse hundët e këtyre statujave janë të thyera?

 

Ndaj dhe kjo ka qenë shtysa që ai të realizojë shumë kërkime lidhur me këtë fenomen.

Hulumtimi i Bleiberg-ut tregoi se artefaktet e lashta egjiptiane u dëmtuan qëllimisht, pasi shërbenin si simbole politike dhe fetare dhe se gjymtimi i tyre mund të ndikonte në fuqinë simbolike dhe dominimin që zotat mbaheshin mbi njerëzit.

Ai erdhi në këtë përfundim, pasi zbuloi një shkatërrim të tillë të ngjashëm nëpër mediumet e ndryshme të artit egjiptian, nga pjesët tridimensionale në dy dimensione.

Pse statujat egjiptiane e kanë të gjitha hundën e thyer

Ndërsa mosha dhe transporti mund të shpjegojnë në mënyrë të arsyeshme se si mund të thyhet një hundë tredimensionale.

“Konsistenca e modeleve ku dëmtimi është gjetur në skulpturë sugjeron se është i qëllimshëm,” tha Bleiberg. Ai shtoi se këto dëmtime ndoshta ishin të motivuara nga arsye personale, politike dhe fetare madje me siguri në atë kohë ka qenë një lëvizje e qëllimshme e cila kishte qëllime të caktuara për të dëmtuar këto skulptura.

Egjiptianët e lashtë besonin se një esencë e hyjnisë mund të banonte në një imazh apo përfaqësim të këtij hyji. Prandaj, shkatërrimi i qëllimshëm i këtij përkufizimi mund të shihet sikur është bërë për “thyerjen e forcës së një imazhi”.

Bleiberg gjithashtu shpjegoi se si varret dhe tempuj shërbyen si rezervuarë primar për skulptura dhe relievë që mbanin këto qëllime rituale. Për shembull, duke i vendosur ato në një varr, ata mund të “ushqenin” të vdekurit në botën tjetër.

“Të gjithë kanë të bëjnë me ‘ekonominë’ e ofertave të mbinatyrshme në të cilat në atë eopkë besohej verbërisht”, tha Bleiberg. “Feja e shtetit egjiptian” është parë si “një marrëveshje ku mbretërit në Tokë krijojnë hyjninë dhe në kthim, hyjnia kujdeset për Egjiptin”.

Si i tillë, pasi statujat dhe lehtësimet ishin “një pikë takimi midis së mbinatyrshme dhe kësaj bote”, ata që donin që kultura e krijuar deri në ato momente të tjetërsohej filluan ti dëmtonin këto objekte.

“Pjesa e dëmtuar e trupit nuk është më në gjendje të bëjë punën e vet”, shpjegoi Bleiberg. Shpirti i një statuje nuk mund të marrë frymë nëse hunda e saj është thyer, me fjalë të tjera. Ndaj dhe thyhej hunda e tyre në mënyrë që këto të fundit të mos mund të ‘merrnin’ frymë.

“Në periudhën faraonike, ishte shumë e qartë se çfarë skulpture ishte e lejuar të bëhej”, tha Bleiberg, duke shtuar se dëshmitë e skulpturave të dëmtuara qëllimisht folën për një rëndësi që kushtohej imazhit në të kaluarën dhe se sa fort njerëzit atëherë besonin se duke dëmtuar imazhin e një vepre të tillë dëmtohej edhe imazhi i personit të cilin ky krijim përfaqësonte.

Pse statujat egjiptiane e kanë të gjitha hundën e thyer

Nuk ishte e pazakontë që faraonët të deklaronin se kushdo që kërcënonte fuqinë e tyre do të dënohej shumë rëndë.

Udhëheqësit ishin të shqetësuar për trashëgiminë e tyre historike dhe prishja e statujave të tyre u ndihmoi ambiciozëve që të rishkruajnë historinë, në thelb duke fshirë paraardhësit e tyre në mënyrë që të çimentojnë fuqinë e tyre dhe jo atë të sunduesve të së kaluarës.