“Stenda bosh në Lajpcig? Ministria e Kulturës nuk shet libra”. –
“Stenda bosh në Lajpcig? Ministria e Kulturës nuk shet libra”. –
Gazeta Shqiptare.
Letërsia shqipe është e pranishme në Panairin e Librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Ka pasur një program takimesh të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit TRADUKI si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Në Lajpcig janë të pranishëm edhe dy autorë të ftuar nga Ministria e Kulturës Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka e dy autore e përkthyese të ftuara nga rrjeti TRADUKI dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).
Por në imazhet e publikuara nga vetë Ministria e Kulturës në faqen e saj zyrtare, stenda e Shqipërisë shihet bosh, çka ka nxitur edhe kritika.
Mimoza Hysa, drejtore e librit në Ministrinë e Kulturës ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social ‘Facebook’ se “për mungesën e librave në stendën e Shqipërisë: së pari, Ministria e Kulturës nuk ka të drejtë të shesë libra; së dyti, vetëm ekspozimi i librave në gjuhën shqipe në një panair në Gjermani nuk ka kuptim dhe është vetëm për të mbushur raftet; së treti, ka rëndësi se me çfarë koncepti shkohet në panair”.
Sipas Hysës, MK-ja po përpiqet të bëjë një punë mbështetëse për prezantim dinjitoz dhe përfshirjen e autorëve shqiptarë në program me autorët e huaj përmes rrjetit TRADUKI, si dhe hartimin e katalogut të autoreve me skedën e librit në gjuhën angleze, gjë që përbën punën bazë për të tërhequr vëmendjen për autorët tanë nga shtëpitë e huaja botuese. “Kjo është mënyra profesionale për t’u paraqitur në një panair, jo mbushja e rafteve për soditje. Në panair shkohet për të tërhequr vëmendjen e botuesve të huaj, jo për të falur disa libra shqip pesë lexuesve shqiptarë që mund të rastisin aty. Së fundmi, për ata që nuk i njohin autorët e paraqitur në stendë dhe në katalog, janë thjesht fituesi. …Vijon.