9 Maji 2023

Pema më e vjetër në botë ndodhet në Kili. Studiuesit e kanë quajtur atë “Stërgjyshi”  dhe e kanë caktuar si pema më e vjetër në botë. Selvia madhështor është 5,848 vjeçe dhe qëndron në një pyll tropikal të largët në Kilin jugor, në Patagoni.

“Kjo pemë është 28 metra e gjatë me një diametër të trungut rreth 4 metra. Ndonësë nga pamja e jashtme duket e dërmuar, e vrazhdë, ajo strehon brenda vetes dhe rreth saj, shumë lloje bimore, madje edhe pemë të tjera, që janë rritur në skutat e saj”, raporton msn.

Por si ka mbijetuar deri më sot?

Fati i mirë i kësaj peme ishte padyshim vendndodhja e saj. Ajo ndodhet 800 kilometra larg Santiago de Kilit, në rajonin e Los Rios. Për më tepër, ndodhet brenda një të çare të lagësht, e cila e ka mbrojtur ndër vite si nga zjarret, ashtu edhe nga sharrëxhinjtë, të cilët kanë marrë sasi të mëdha në të kaluarën.

Vendndodhja e kësaj peme është e njohur për të gjithë, pasi ka qenë në një park të frekuentuar prej dekadash. Turistët marrin një pjesë të lëvores së saj si suvenire.

Deri në zbulimin e moshës së kësaj peme, pema më e vjetër në botë konsiderohej një pishë 4,854 vjeçare që jetonte në Malet e Bardha në Kaliforninë lindore.

Gazeta Dita