![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/800-0-6316064c22a03.png?fit=800%2C471&ssl=1)
Stërvitja e përbashkët ushtarake Kinë-Rusi, Japonia e shqetësuar reagon ashpër ndaj Moskës: – Luftanijet po qëllojnë me mitraloz në brigjet tona
5 Shtator 2022
Japonia i është ankuar Rusisë për stërvitjet ushtarake që po kryen me Kinën në ishujt e kontrolluar nga Rusia të pretenduara nga Japonia.
Tokio tha se ishte seriozisht i shqetësuar për stërvitjet me të shtëna nga luftanijet e të dy vendeve në brigjet veriore të Japonisë.
Pekini ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Moskën dhe ka marrë pjesë në stërvitjet shumëkombëshe që nga fundi i gushtit.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze kritikoi stërvitjet në ishujt e diskutueshëm në zinxhirin Kuril.
Ai tha se luftanijet ruse dhe kineze qëlluan me mitralozë në Detin e Japonisë të shtunën.
Gazeta Sot