16 Shkurt 2025

Familjet e zhvendosura nga shkatërrimi i Izraelit në Gazën veriore janë rikthyer duke u munduar të rindërtojnë jetën ëe tyre, por realiteti është shumë më i trishtë nga sa prisnin.

Me lagjet e bombarduara deri në rrënoja, palestinezët po qëndrojnë në një vend që nuk ishte menduar kurrë për të jetuar – një varrezë në Shujayea në lindje të qytetit të Gazës.

“Çfarë mund të bëjmë? Gaza është shkatërruar. Edhe vendstrehimet e ngritura janë të mbipopulluara. Nuk ka më vende. Ne jetojmë këtu mes insekteve dhe mbetjeve trupore të të vdekurve në varreza”, thotë njëri prej tyre.

Lufta për mbijetesë në Gaza është shpesh e papërballueshme. Sfida e çdo dite është të sigurish mjaftueshëm ujë të pijshëm, ushqim mjaftueshëm sa për ë mos vdekur nga uria dhe të sigurosh strehë për të mos ndërruar jetë nga i ftohti.